“Kryeministër, gjyqtarët të varen në mes të Tiranës”/ Protestuesit kërkojnë drejtësi për Sabrinën para Ministrisë së Drejtësisë

Pa Kategori

Publikuar: 15/09/2021

“Kryeministër, gjyqtarët të varen në mes të Tiranës”/ Protestuesit kërkojnë drejtësi për Sabrinën para Ministrisë së Drejtësisë

Protestuesit në Tiranë kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë me thirrjen “Drejtësi për Sabrinën!”

Protesta e paralajmëruar për 23-vjeçaren e vrarë nga ish-bashkëshorti në fshatin Zhupan në Fier vijon ende në Tiranë.

Qytetarët me pankarta në duar janë shprehur përmes mesazheve se duhet të vihet drejtësia për viktimën dhe shumë prej grave që janë dhunuar apo vrarë brutalisht nga bashkëshortët e tyre.

“Vrasja e vajzave dhe grave është pandemi, ku janë vaksinat?”, shkruhej në njërën prej pankartave.

“Harram tamli nanës”

“Kryeministër në fillim duhen varur në mes të Tironës policë, gjyqtarë, prokurorë, psikologë”

Sabrina Bengaj është viktima e 14 grua për vitin 2021 që u vra nga bashkëshorti i saj në mënyrë të pafajshme.