Autobusi përplaset me kamionin, aksident i rëndë në Lezhë

Pa Kategori

Publikuar: 15/09/2021

Autobusi përplaset me kamionin, aksident i rëndë në Lezhë

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në autostradën Lezhë-Milot.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Shëngjinit, ndërsa në aksident është përfshirë një autobus dhe një kamion.

Nuk dihet ende nëse nga aksidenti ka të lënduar. Mësohet se drejt vendit të ngjarjes është nisur ambulanca dhe policia, e cila do punoj për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.