Cristiano Ronaldo është drejt thyerjes së një tjetër rekordi personal historik me aktivizimin ndaj Young Boys në ndeshjen e vlefshme për Champions League.
36-vjeçari luajti për 90 minuta në këtë sfidë në transfertë dhe shënoi dy gola, duke treguar se ky kompeticion është kompeticioni i tij i preferuar.
Përveç dy golave, Ronaldo bëhet edhe lojtari i dytë që arrin kuotën e 177 ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, po aq sa legjenda në portën e Real Madrid, Iker Casillas. Casillas është tërhequr tashmë dhe me sezonin e gjatë dhe me këtë formë që po shfaq portugezi, vështirë se do të lihet në stol nga Solskjaer në ndeshjet në vazhdim, ndaj ky rekord me siguri do të thyhet.
Ndërkohë, sa i takon golave në këtë kompeticion, Ronaldo është në krye të listës së golashënuesve me një diferencë komode ndaj Lionel Messit. Portugezi ka shënuar 134 gola, 14 më shumë se Messi.
Messi vetë është i katërti në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në Champions. Ai ka 149 ndeshje, 28 më pak se Ronaldo.