E rëndë/ S’gjeti vend t’u shtruar në 43 spitale, ndërron jetë 73-vjeçari

Pa Kategori

Publikuar: 14/09/2021

E rëndë/ S’gjeti vend t’u shtruar në 43 spitale, ndërron jetë 73-vjeçari

Një 73-vjeçar në Alabama ka gjetur vdekjen pasi nuk gjeti vend ku të shtrohej në spitale.

Kjo për shkak se ato ishin zënë me pacientët me COVID. Ray DeMonia nuk ishte infektuar por kishte probleme me zemrën

Pacienti vdiq në një spital të Mississippi, sepse nuk kishte shtretër klinikë të Njësisë së Kujdesit Intensiv aty pranë, tha vajza e tij Raven DeMonia për The Washington Post.

Në nekrologjinë e DeMonia, familja bëri apel që të gjithë të vaksinoheshin për të parandaluar që të tjerëve tu mohohej kujdesi për shkak të mungesës së vendeve të lira, raporton CNN.

“Për shkak të COVID 19, stafi i urgjencës i CRMC kontaktoi 43 spitale në 3 shtete në kërkim të një shtrati të Njësisë së Kujdesit Intensiv Kardiak dhe më në fund u vendos në një në Meridian, MS.”