Prishet autobuzi i Kombinatit pranë Misto Mames, trafik i rënduar automjetesh (Thirrja e policisë)

Pa Kategori

Publikuar: 13/09/2021

Prishet autobuzi i Kombinatit pranë Misto Mames, trafik i rënduar automjetesh (Thirrja e policisë)

Gjatë rrugës që shkon për në Kombinat, në vendin e quajtur “Misto Mame”, një mjet autobuz i linjës “Kombinat-Kinostudio” ka pësuar avari, dhe për pasojë ka sjellë rëndim të trafikut.

Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në destinacionin e tyre.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor sëbashku me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme po punojnë për normalizimin e situatës.