Prapaskena

Rënia e ashensorit në Astir/ Momenti kur nxirret një grua shtatzënë dhe një fëmijë

Publikuar: 12/09/2021

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para pas mesnate Astir. Një ashensor në të cilin ndodheshin 5 persona ka rënë dhe për pasojë janë plagosur rëndë 5 persona, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe një fëmijë. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa në videon që ilustrohet në vijim më poshtë, duket se ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr të plagosurit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat