Ndarja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duket se është përfundimtare. Pasditen e sotme, Berisha ka bërë thirrje për përmbysjen e Bashës, duke e konsideruar si një njeri i marrë peng.
Me një mesazh drejtuar anëtarësisë, Berisha u kërkuar që mos braktisin këtë forcë politike, poir t’i bashkohen aksionit për rrëzimin e Bashës.
“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise!”.
Lëvizja e Berishës për të shkarkuar Bashën vjen pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga partia, me kërkesë të SHBA.
Berisha e konsideton këtë vendim si tradhti dhe pabesi.