Meta refuzon dekretimin e ministrave, kërkesë prokurisë nëse kanë dosje korrupsioni

Pa Kategori

Publikuar: 12/09/2021

Meta refuzon dekretimin e ministrave, kërkesë prokurisë nëse kanë dosje korrupsioni

Presidenti Ilir Meta refuzon dekretimin e ministrave të qeverisë Rama III, pa u siguruar se nuk janë përfshirë në afera korruptive.

Meta i ka kërkuar prokurorisë së përgjithshme informacion mbi emrat që kryesocialisti ka propozuar në postet e ministrave të kabinetit qeveritar.

“Prapaskena” ka siguruar shkresën e firmosur nga sekretarja e përgjithshme e Presidencës Ornela Zonja drejtuar institucionit të akuzës.

Meta kërkon informacion mbi pastërtinë e figurës për 16 emrat që janë propozuar për ministra të qeverisë “Rama 3”