U mbështet te kangjellat e ndryshkura të hotelit, si ra nga lartësia dhe humbi jetën tragjikisht 28-vjeçari në Rogner

Pa Kategori

Publikuar: 10/09/2021

U mbështet te kangjellat e ndryshkura të hotelit, si ra nga lartësia dhe humbi jetën tragjikisht 28-vjeçari në Rogner

Detaje të reja kanë dalë nga 28-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme pasi ra nga lartësia e një hoteli.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në hotel ‘Rogner’ ku 28-vjeçari Ajdin Mustafi është mbështetur me shpinë në kangjellat e hotelit në katin e 5-të të cilat kanë qenë të ndryshkura dhe ka bërë që të bjerë mbi një mjet në parking. Menjëherë është bërë transportimi për të spital ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë pritet mbërritja e familjarëve për identifikimin e tij.