Prapaskena

Plani i PD, grisen fletët e votimit për Lindita Nikollën

Publikuar: 10/09/2021

Teksa ka nisur votimi për të zgjedhur Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit, deputetët e PD kanë vënë në zbatim planin. Demokratët po grisin fletët e votimit.

Sipas udhëzimit, bën asnjë nga deputetët e PD nuk do të votojë por përpara kutisë se votimit do të grisë fletën.

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha demostroi grisjen e fletës përpara komisionit, ndërsa është i dukshëm trishtimi në fytyrën e tij, teksa një ditë më parë mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga seanca, menjëherë pasi bëri betimin, duke mos marrë pjesë në votim.



Më të lexuarat