Dy aleatët e vegjël të Lulzim Bashës, Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë mbërritur në ambientët e parlamentit të shoqeruar nga Sekretari i Përgjithsëhm i PS-së, Damian Gjiknuri.
Palët janë parë të buzëqeshura në hyrje të Parlamentit, ndodnëse kur kaluan pranë mediave u munduan të largoheshin nga njëri-tjetri.
Mirëpo në hyrje të parlamentit ata u afruan sërish dhe u panë duke shkëmbyer disa fjalë së bashku përsëri me buzëqeshje.
Rikujtojmë se aleatët e vegjël të Lulzim Bashës kanë deklaruar hapur se janë në bisedime për krijimin e një grupi parlamentar më vetë nga PD-ja, sipas tyre për të pasur më shumë mundësi për të folur në parlament.