Pse repartet Covid përfshihen shpesh nga flakët? Kombinimi fatal që shkakton tragjedi si ajo e Tetovës

Pa Kategori

Publikuar: 09/09/2021

Pse repartet Covid përfshihen shpesh nga flakët? Kombinimi fatal që shkakton tragjedi si ajo e Tetovës

Tragjedia në spitalin Covid të Tetovës ku deri më tani janë konfirmuar 14 pacientë të vdekur ka tronditur të gjithë rajonin për nga dimensioni i saj.

Flakët përpinë shumë shpejt dhomat ku ishin shtruar të sëmurët duke mos i dhënë asnjë mundësi reparteve zjarrfikëse që të ndërhynin. Verifikime të tjera janë duke u bërë, ç’ka tregon se bilanci mund të rëndohet në orët në vijim.

Deri më tani nuk ka një shkak zyrtar të zjarrit në spitalin e Tetovës, edhe pse flakët në repartet Covid janë një fenomen i shpeshtë në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë.

Më herët kemi raportuar për zjarre të rëna në spitalet Covid në Indi, Irak, Rusi, Turqi, Egjipt, Rumani, etj., dhe gjithçka sipas ekspertëve lidhet specifikisht me këtë repart.

Çfarë ndodh?

Gjatë fillimit të pandemisë, kur edhe repartet Covid nisën të mbusheshin, ministritë e Shëndetësisë së vendeve të BE-së, Anglisë, SHBA-ve, apo Kanadasë, i dërguan spitaleve një manual për kujdesin e veçantë që duhet treguar ndaj zjarrit gjatë trajtimit të të sëmurëve.