Një ngarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pejë të Kosovës, ku nga të shtënat me armë kanë mbetur të vdekur 2 persona.
Njëri prej tyre është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, ndërsa viktima tjetër është ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Kosovës për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e ngjarjes.