Një nga kompanitë më të mëdha të Call Center në Shqipëri Teleperformace Albania, e cila operon edhe në disa vende të tjera të botës, tentoi vitin e shkuar që të vendoste kamera në shtëpitë e punonjësve për t’i monitoruar, por ky vendim është rrëzuar.
Lajmi se kjo komani kërkonte të monitornte punonjësit edhe në shtëpi bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare si The Guardian dhe NBC News.
Projekti i monitorimit të punonjësve do të bëhej fillimisht në Shqipëri më pas në vendet e tjera, por ky projekt pilot dështoi pas kundërshtimit të fortë të bërë nga Sindikata Solidariteti.
Njoftimi i plotë i Sindikatës Solidariteti:
MONITORIMI I PUNETOREVE ME KAMERA NGA SHTEPIA TASHME CESHTJE NDERKOMBETARE
Dy gazetat prestigjoze, The Guardian dhe NBC Neës, kane shkruar rreth kesaj ngajrjeje.