VIDEO e pazakontë/ “Ua sa qenkan, ku i kishin futur”! Furgon mbushur me sirianë, shpërthejnë furgonin vrapojnë nëpër Pogradec

Pa Kategori

Publikuar: 07/09/2021

VIDEO e pazakontë/ “Ua sa qenkan, ku i kishin futur”! Furgon mbushur me sirianë, shpërthejnë furgonin vrapojnë nëpër Pogradec

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mesditën e sotme në mes të Pogradecit ku një numër i madh emigrantësh të paligjshëm shpërthyen derën e furgonit të bllokuar nga policia për t’u larguar më pas me vrap në rrugët e qytetit.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, bëhet fjalë për rreth 20 emigrantë të paligjshëm që fillimisht janë bllokuar brenda një furgoni në rrugët e Pogradecit, por ndërkohë që efektivët prisnin përforcime, ata kanë shkelmuar derën nga brenda duke u larguar me vrap.

Një pjesë e tyre, rreth 15 janë kapur nga policia, kurse të tjerë gjenden ende të shpërndarë nëpër qytet.

Dyshohet se emigrantët e paligjshëm kanë hyrë ngë Greqia në Shqipëri dhe është tentuar që të futen në brendësi të territorit shqiptar me një furgon mallrash, por u pikasën nga policia, e cila tentoi që t’i ndalojë.