Shirat e rrëmbyeshëm “fundosin” spitalin në Meksikë, ndërrojnë jetë 16 pacientë

Pa Kategori

Publikuar: 07/09/2021

Shirat e rrëmbyeshëm “fundosin” spitalin në Meksikë, ndërrojnë jetë 16 pacientë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin Indalgo në Meksikën qendrore.

Për pasojë nën ujë ka përfunduar edhe spitali i qytetit, pasi lumi Tula ka dalë nga shtrati.

16 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm.