Pamje të rënda/ Aksidentohen policët e “Shqiponjave”, shihni efektivët të shtrirë në tokë në Tiranë

Pa Kategori

Publikuar: 07/09/2021

Pamje të rënda/ Aksidentohen policët e “Shqiponjave”, shihni efektivët të shtrirë në tokë në Tiranë

Dy efektivë të Forcave Shqiponja janë aksidentuar pak minuta më parë me motorin e policisë më të cilin lëviznin. Aksidenti ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë të frikshme, ku dallohet se motori është bërë copa dhe dy trupat e efektivëve të shqiponjave janë të shtrirë në tokë.

Fatmirësisht efektivët janë plagosur dhe kanë marrë fraktura të ndryshme në trup. Skafandra mbrojtëse u ka shpëtuar jetën efektivëve.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dhe më fraktura të shumta në trup dy efektivët e Shqiponjave të cilët ishin në shërbim, E.M., që drejtonte motorin dhe J.D, pasagjer.

Pamjet nga vendi i ngjarjes të siguruara nga Report Tv janë të frikshme, ku dallohet se motori është bërë copa dhe dy efektivët e Shqiponjave janë të shtrirë në tokë.

Ambulanca ka bërë transportimin e tyre në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.