Prapaskena

6 persona të armatosur i vodhën mjetin luksoz, babai i 21-vjeçarit: Nuk më intereson makina, dua që…

Publikuar: 07/09/2021

Një mjet luksoz u grabit dy ditë më parë në Milot, nga një grup personash të armatosur

Rrahman Ahmetaj, babai i Meriton Ahmetajt, thotë se makina e llojit “Audi Q7” vlen 47 mijë euro, “por ajo që ka rëndësi është të kapen grabitësit”.

Ahmetaj rrëfen për mediet kosovare se djali 21-vjeçar po kthehej nga Budva, kur në Milot janë zënë në pritë nga 6 persona të armatosur.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21-vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva. Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit. Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marr. Interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’. Më pas e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës. Vlera e veturës 42 mijë euroshe nuk ka rëndësi fare, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar”, tregon Rrahman Ahmetaj.



Më të lexuarat