Takim me dyer të mbyllura/ Ambasadori gjerman takon Bashën, disa ditë para ardhjes së Merkel në Shqipëri

Pa Kategori

Publikuar: 06/09/2021

Takim me dyer të mbyllura/ Ambasadori gjerman takon Bashën, disa ditë para ardhjes së Merkel në Shqipëri

Ambasadori gjerman në Tiranë trokiti sot në derën e kryedemokratit Basha, në selinë e PD-së.

Takimi i Peter Zingraf me kreun e opozitës, vjen pak ditë para vizitës së kancelares gjermane në vendin ton, Angela Merkel.

Nuk dihet për çfarë është diskutuar mes tyre, ndërkohë që ka qenë një mbledhje me dyer të mbyllura. Ardhja e Merkel në Tiranë dhe në shtete të tjerë të Ballkanit Perëndimor bazohet në të ndihmuarin dhe përmbushjen e kritereve për të u anëtarësuar në Bashkimit Evropian.

Komponenti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë.