Në Cetinjë të Malit të Zi është mbajtur mes tensioneve dhe protestave ceremonia e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Do të ishte Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, njoftoi se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve.
Por ndërkohë prej dy ditësh protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjës.
Përveç faktit që dy klerikët u shoqëruan me helikopterët, besimtarët dhe klerikët e pritën me këngën patriotike kundër Kosovës dhe pro Serbisë.
Gjate kësaj ceremonie ata kënduan këngën ” Kur ushtria serbe kthehet në Kosovë dhe në Prizren! “. Ky dukshëm është një provokim i përmasave skandaloze i Kishës Ortodokse Serbe ndaj shqiptarëve, e tashmë duhet që Prishtina e Tirana zyrtare të reagojnë ndaj ceremonie të tillë që i dhanë natyrë dhe përçarje etnike dhe fetare.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj me një shkrim në Twitter ka thënë se, kjo këngë është bërë nga Rusia dhe se është interpretuar nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.
“Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, ka reaguar Hoxhaj.