Prapaskena

Shpërndanin kokainë në lavazh, arrestohen dy vlonjatët, sekuestrohen me dhjetëra doza drogë (Emrat)

Publikuar: 04/09/2021

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, duke arrestuar dy persona.

Në pranga kanë rënë shtetasit Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, të cilët posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike kokainë.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar lëndën narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një ambient (lavazh) në Vlorë, në përdorim nga këta dy shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.



Më të lexuarat