Ka qarë me lot/ Ja kush është ish ministrja që nuk e mbajti dot veten kur nuk mori karrigen

Pa Kategori

Publikuar: 04/09/2021

Ka qarë me lot/ Ja kush është ish ministrja që nuk e mbajti dot veten kur nuk mori karrigen

Kryeministri Edi Rama zbuloi dje emrat e drejtuesve të ri të politikës së qeverisë së re. Etilda Gjonaj nuk do jetë më ministre e Drejtësisë, pasi kryesocialisti ia ka besuar këtë post Ulsi Manjës.

Etilda Gjonajt i është besuar posti si sekretare e gruas pasi sipas kreut të qeverisë Gjonaj ka eksperiencën e duhur dhe është e aftë për të pasur këtë post.

Ky vendim natyrisht nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë Gjonajt e cila nga një foto e shkrepur duket se është është prekur, aq sa kolegia e saj Evla Margariti i është afruar që ta ngushëllojë duke i hedhur krahun në qafë.

Gjonaj u shpreh më vonë se “Kryeministri e ka parë të dobishme lëvizjen për mandatin e tretë. Emrat e rinj besoj që do arrijnë që të çojnë përpara objektivat. Në katër vjet ka qenë kohë e mjaftueshme për të dhënë maksimumin tim për një sërë reformash. Kryeministri Rama më ka dhënë mbështetje. Manja do i çojë para rezultatetUnë besoj që një ministër në një mandat është i mjaftueshëm për të dhënë dhe arritur rezultate. Manjës i uroj suksese, pata mundësinë ta uroja.”