Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në mandatin e qeverisë “Rama 3”. Pas vendimit, Nikolla ka dhënë edhe një prononcim për Fax News, ku nuk ka fshehur emocionet duke shprehur se kjo ishte një ndjesi e veçantë për të. Më tej ajo shtoi se ndihej e përgatitur dhe se kishte përgjegjshmërinë maksimale në pozicionin e kreut të Kuvendit.
“Jam e përgatitur, jemi të përgatiur për të bërë më të mirën e mundshme për të zgjidhur hallet dhe problemet.
Është një emocion i vecantë nuk kam si e fsheh. Kam përgjegjshmërinë maksimale, kam se ç’mësoj nga Zoti Ruci. I lëmë të gjitha vazhdojmë edhe me procedurat e tjera deri në fund të këtij procesi”.