Prapaskena

“Të bëhemi kampionë të turizimit dhe energjisë në Ballkan. E treta është…”, Fevziu ‘ndërpret’ Ramën: Të thashe dy jo tre

Publikuar: 02/09/2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se dy prioritetet e qeverisë së re janë ta bëjnë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm dhe energji.

Në momentin që Rama nisi të fliste për një prioritet të tretë, ai u kujtua që pyetja e moderatorit Blendi Fevziu ishte për dy prioritete dhe jo tre, gjë të cilën ja rikujtoi dhe Fevziu.

Pjesë nga biseda:

Rama: Do të thotë që ne kemi punuar përreth një viti për të hartuar një program për fëmijët, duke pasur parasysh faktin që fëmijet kanë pak hapësira përtej asaj të shkolës, për t’i përfshirë në më shumë aktivitete. Këtu kemi parasysh të gjithë nxënësit e shkollave elementare. Është program kompleks, që do të kërkojë angazhimin e të gjitha institucioneve.

Pakënaqësi për qeverisjes por nuk keni ndryshuar pothuasje asnjë? Ajo që kam shprehur unë për nevojën e një transformimi të ri të PS dhe kalimin në një stad tjetër, nga një parti të pakonkurrueshme për momentin, në një parti që krijon kushtet për barazi për të përfshirë edhe ata jashtë saj. Kjo është ccështje e një kulture 30 vjecare. PS është shumë ndryshe nga të tjerat, përsëri ka shfaqur disa sindroma të njëjta.

Besoj se prioritetet tona janë shumë të sakta. Kjo skuadër të shkojë në parlament aty ku do të shpalosen. Së pari ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizmin. Së dyti duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekadë eksportuese neto e energjisë. Këto nuk janë dëshira te ëndrra për ta parë Shqipërinë në një nivel tjetër, por bazohet te puna që kemi bërë. E treta është… apo deshe 2 ti.



Më të lexuarat