Një 33-vjeçar, që mbante dy emra, përfundoi sot në prangat e Policisë së Matit, pasi ndaj tij ishte vendosur masa “arrest me burg” ndërsa akuzohet si autor i tre vjedhjeve të ndodhura vitin e kaluar.
Dyshohet se shtetasi B.GJ. banues në Burrel ka grabitur një filial banke, një shumë parash në market dhe telefona në një kompani celularësh.
NJOFTIMI
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari, i cili ishte në kërkim për “Vjedhje” Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Burrelit.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Filiali”.
Falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, shërbimet e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë dhe konkretisht:
Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit.
Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi.
Me datë 03.12.2020, ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”.Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një her.