UIsi Manja u surprizua sot në Asamblenë e PS, pasi kryeministri Edi Rama i besoi postin e ministrit të Drejtësisë.
Pas kësaj kolegët e uruan për postin e ri, ndër ta edhe Ilir Beqaj, i cili nuk arriti të merrte dot asnjë post në qeverinë e re.
Në një foto të kapur nga LSA, Beqaj shfaqet duke përqafuar Manjën teksa e uron për detyrën e re. Manja do të jetë Ministër Drejtësie në katër vitet e ardhshme, duke zënë vendin e Etlida Gjonajt.