Prapaskena

“Mos u çudisni kur Basha të japë dorëheqjen”, surprizon ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së

Publikuar: 01/09/2021

Ish-kreu i FRPD-së, Lisandër Hoxha, thotë me bindje se Berisha është e shkuara e PD-së, kurse e ardhmja e saj janë të rinjtë. Jo vetëm kaq, por Hoxha paralajmëron se Lulzim Basha mund të dorëhiqet.

“Mos u çudisni kur Basha të dorëhiqet, duke ia lënë peshën shpatullave të brishta të Gazmend Bardhit. Berishizmi është model që ka fuksionuar sa kohë ka qenë pjesë e PD. Sali Berisha është e shkuara e PD, e ardhmja besoj se duhet të jenë të rinjtë dhe të rejat. As Basha nuk është e ardhmja. Nëse krijohet një parti e re shpresoj që të jetë një lokomotivë energjish. Vendi është pa opozitë”, tha Hoxha.



Më të lexuarat