Këngëtari i njohur, Marcus Birks ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Birks prej disa ditësh ndodhej i shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid dhe luftoi me jetën, betejë të cilën nuk arriti ta fitonte.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije bashkëshortja e tij, e cila është shtaztënë duke thënë se kjo ishte një dhimbje e papërballueshme.
“Dhimbja që ndiej është e padurueshme, zemra ime është copëtuar, shpirti dhe bota ime janë shkatërruar plotësisht.
Unë i dhashë atij një premtim se do t’i tregoj djalit tonë çdo ditë se sa shumë e do atë, sa i veçantë është ai dhe se ai do të ishte babai më i mire,” shkruan ajo.
Këngëtari nga Staffordshire, Angli ishte skeptik ndaj vaksinës dhe nuk kishte dëshiruar qa të bënte atë.