Mbërrijnë edhe 150 qytetarë afganë në aeroportin e Rinasit, në total 607 refugjatë

Pa Kategori

Publikuar: 30/08/2021

Mbërrijnë edhe 150 qytetarë afganë në aeroportin e Rinasit, në total 607 refugjatë

Shkon në 607 numri i refugjatëve afganë të strehuar në Shqipëri, për t’u shpëtuar talebanëve.

150 qytetarë afganë të radhës mbërritën në aeroportin e Rinasit. Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit.

103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.