Prapaskena

Një vit më parë i vranë vëllanë! 35-vjeçari në Shkodër nuk heq dorë nga mbjellja e drogës (Emri)

Publikuar: 26/08/2021

Diten e sotme ka rene ne prangat e policisë për kultivim kanabisi Oslon Çutaj, 35 vjeç. Edhe pse rreth një vit më parë 35-vjeçarit i kishin vrarë vëllanë pas një konflikti për drogë, duket se ai sërish nuk ka hequr dorë nga ky aktivitet kriminal.

Në tetor të vitit 2020 vëllai i Oslon Çutajt, Vilsoni u vra në malet e Dukagjinit bashkë me Klement Pepajn. Ata u qëlluan për vdekje nga Danjel Pepaj, i cili vazhdon të jetë ende në kërkim.

Cfare ndodhi nje vit me pare:

Trupat e pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt u gjetën më datë 8 tetor në malet e Dukagjinit. Policiai gjeti brenda në një pyll, dy shokët, pa shenja jete.

Të dy kishin shenja plumbash në trup, që konfirmon se janë vrarë me armë zjarri dhe personi i dyshuar është Danjel Pepaj.

Gjetja e trupave ka ardhur pasi policia mori me vete për kërkimet, babain e autorit të dyshuar, Rrok Pepaj.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Danjel Pepajn, i cili mendohet se është larguar drejt Malit të Zi. Vendi ku ishin vrarë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u zbulua nga një telefonate që Daniel Pepaj ka bërë me të vëllain që ndodhet në Itali.

Banorët e zonës kanë treguar në polici se ai i kishte thënë të vëllait se i kishte ekzekutuar të dy të rinjtë. “Njërin e qëllova në ballë. Ndërsa tjetrin nuk e di nëse e lashë të vrarë”, mësohet t’i ketë thënë ai, teksa i vëllai i tronditur është përgjigjur se tani nuk i mbetej tjetër vetëm të vriste veten.

Vrasja e dyfishtë erdhi pas Vilson Çutaj e Klement Pepaj, dhunuan Danjel Pepajn më 3 Tetor, pasi e akuzuan se ai u kishte grabitur 50 kg kanabis. Disa orë më vonë, Danjel Pepaj i thirri dy shokët në mal për t’u dhënë lëndën narkotike, por aty i qëlloi me armë zjarri.



Më të lexuarat