Prapaskena

Vrau 18-vjeçaren/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Dardan Krivaqës. Kur e dërguan në gjykatë, autori…

Publikuar: 25/08/2021

Sot ishte përcaktuar seanca për dhënin e masës së sigurisë për Dardan Krivaqën, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore seanca është ndërprerë, ndërsa në gjykatë ka mbërritur edhe një ambulancë.

Nën praninë e forcave të shumta të policisë, ai është larguar nga gjykata dhe është dërguar në spital.

Krivaqa u arrestua një ditë më parë, në një kohë kur po zhvillohej ceremonia mortore e 18-vjeçares.

Krimi makabër ndodhi pasditen e së dielës, më 22 gusht 2021, ku para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj, u la pa shenja jete 18-vjeçarja, Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.



Më të lexuarat