Prapaskena

E rëndë/ Shefi prostitucionit dhe drogës Lefter Lamaj merr 12 miliardë lekë tendera nga Manastirliu dhe drejtorët e saj. Përzien paratë e krimit me lekët publike. SPAK ku je?!

Publikuar: 25/08/2021

Bosi i drogës dhe i prostitucionit Lefter Lamaj, i dënuar me 11 vite burg, është përfituesi i dytë më i madh i parave të tenderave në shëndetësi. Ka kapur ndrikull Manastirliun dhe drejtorët e saj të korruptuar. Pse nuk zbatohet ligji anti-mafia?!

Përfaqësuesit e mafies, bosët e drogës dhe prostitucionit, si dhe politikanët në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndajnë me njëri-tjetrin buxhetin e shëndetësisë në Shqipëri, me miratimin e Edi Ramës dhe duke vënë në rresht ministren Ogerta Manastirliu dhe gjithë tufën e drejtorëve të saj të korruptuar.

Të paktën prej 5 vitesh, njerëzit e mafies kanë kapur shëndetësinë në Shqipëri, që është dega më e rëndësishme e qeverisjes së vendit, duke e kthyer në instrument për pastrimin e parave të drogës dhe prostitucionit.

SPAK, edhe pse ka më shumë se një vit që funksionon, çuditërisht vijon të heshtë përballë kapjes së buxhetit të shëndetësisë nga mafia, ndërsa merret me ‘cironkat’ e Lushnjes. Për kapjen e shëndetësisë nga krimi dhe përdorimin e saj për pastrim parash, besohet se ka dijeni të hollësishme edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Le të ndalemi tek faktet konkrete.

Bosi ndërkombëtar i drogës dhe prostitucionit të rrugës, Lefter Lamaj, është përfituesi i dytë më i madh i parave për tenderat në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjatë viteve të fundit, Lefter Lamaj ka arritur të kalojë në llogaritë e tij mbi 12 miliardë lekë nga buxheti i shëndetësisë, përmes tenderave korruptivë dhe të paligjshëm të lavanderisë.

Ligji ndalon rreptësisht që të skeduarit dhe të dënuarit si bosë droge dhe krimi të marrin pjesë në tendera, ankande publike dhe në çdo proces për të përfituar para apo pasuri publike. Por, Lefter Lamaj ka bërë disa lëvizje, për t’i shpëtuar konfliktit të drejtëpërdrejtë me ligjin dhe për të kamufluar pastrimin e parave të pista.

Lamaj kaloi kompaninë ‘Devis’ shpk në emër të gruas së tij (jo me letra) Kristinka Leka, duke i shitur alsionet për gjoja 80 milionë lekë. Pas aktivitetit kriminal si një nga shefat e drogës dhe prostitucionit në Itali, Lefter Lamaj, në vitin 2004, themeloi kompaninë ‘Devis’, me objekt shërbim lavanderie dhe pastrim kimik. Pas identifikimit si bos droge në Itali, Lamaj, në janar të vitit 2008, ia kaloi kompaninë gruas së tij, Kristina Leka. Sipas kontratës, Leka do ia jepte 80 milonë lekë Lamajt jashtë zyrës noteriale.

Po ku i gjeti 80 milonë lekë Kristinka Leka për t’i blerë burrit të saj gjoja kompaninë Devis shpk?!

Që këtu duhet të nisë hetimet SPAK, duke zbatuar ligjin anti-mafia.

Në vitin 2017, Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan Lefterin me qëllim për ta ekstraduar në Itali, pasi ishte dënuar me 11 vite burg për trafik droge dhe prostitucion.

Sipas mediave italiane, “Lefter Lamaj, është shefi i padiskutueshëm i grupit të prostitucionit në Piacenza midis viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000″.

Gjatë këtyre viteve është shënuar edhe një “luftë” e fortë midis bandave në këtë vend, të cilat kanë kryer shumë krime të rënda gjatë kohës që kontrollonin aktivitetin kriminal të prostitucionit në Piacenza, një ndër krimet që kujtojnë mediat italiane, dhe që ka lënë gjurmë në memorie, është vrasja e amerikano jugores, Betty Ponce Ramirez, njëzetvjeçares që sipas mediave italiane kishte lidhje me Lefter Lamajn. Edhe pas arrestimit, Lamaj vijonte të merrte tendera në shëndetësi nga Ilir Beqja dhe më pas Ogeta Manastirliu, përmes kompanisë ‘Devis’, kamufluar në emrin e gruas.

Pas arrestimit, Lefter Lamaj nuk u ekstradua, por iu konvertua dënimi. Ai u dënua në Shqipëri me 5 vite burg nga 11 që ishte dënuar në Itali dhe shumë shpejt la qelinë. Sot Lefter Lamaj ka përzier paratë e krimit me paratë e tenderave që ka marrë dhe po merr nga ministrat dhe drejtorët e Edi Ramës.

Ai përdor si maskë Kristinka Lekën për pastrimin e parave të drogës dhe prostitucionit me tendera, por kjo manovër nuk e ndalon SPAK që të godasë lidhjet kriminale mes Lamajt dhe kupolës së shëndetësisë, pasi ligji parashikon të gjitha format e kamuflimit të pastrimit të parave, përfshirë edhe përdorimin e bashkëjetueseve, të afërmve, të besuarve etj./Pamfleti



Më të lexuarat