Një operacion blic nga Forcat Speciale RENEA të cilat kanë zbarkuar në disa qytete.
Këto kontrolle të befasishme bëhen për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni i RENEA-s është shtrirë në Durrës, Lezhë, Shkodër, por edhe në qytete të tjera. Deri më tani ka dhjetëra të shoqëruar.
Mes tyre është edhe Astrit Seferi, autor i plagosjes së katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Laç.