Edi Ramën “nuk e mban vendi” për Goran Bregoviç: Kinse patriotët, tani po sokëllijnë se kam barazuar Dua Lipën me këngëtarin serb…

Pa Kategori

Publikuar: 24/08/2021

Edi Ramën “nuk e mban vendi” për Goran Bregoviç: Kinse patriotët, tani po sokëllijnë se kam barazuar Dua Lipën me këngëtarin serb…

Kryeministri Rama reagon për herë të dytë gjatë orëve të fundit, për zërat kundër performancës që këngëtari serb Goran Bregoviç mbajti në Korçë, për Festën e Birrës. Dje, Rama reagoi për herë të parë, duke i cilësuar zërat si “turp dhe histeri fashiste”.

Paraditen e sotme, nisur nga impakti i reagimit të tij dje, Edi Rama ka reaguar për herë të dytë.

“NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjes!” – shkruan Rama.