Prapaskena

Drejtori i CIA takim të fshehtë me udhëheqësin taleban në Kabul, çfarë u diskutua

Publikuar: 24/08/2021

Drejtori i CIA -s William Burns ka zhvillur një takim të fshehtë ditën e djeshme me udhëheqësin taleban Mullah Abdul Ghani Baradar në Kabul.

Mediat e huaja bëjnë me dije se takimi ishte privat dhe i nivelit më të lartë midis administratës së Joe Biden dhe talebanëve që kur ata morën në kontroll Afganistanin.

Vendimi i Presidentit Biden për të dërguar një diplomat për bisedime vjen mes një përpjekjeje të furishme për të evakuuar njerëzit nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit.

CIA nuk pranoi të komentojë mbi takimin e talebanëve, por diskutimet ka të ngjarë të ishin mbi datën e 31 gushtit, që për ushtrinë amerikane është edhe dita e fundit për të përfunduar transportin ajror të qytetarëve amerikanë dhe aleatëve afganë.



Më të lexuarat