Prapaskena

Vritet Bledar Muça me breshëri kallashnikovi, policia rrethon Lushnjen

Publikuar: 23/08/2021

Një atentat mafioz ka tronditur këtë mbrëmje Lushnjen.

Me breshëri kallashnikovi është ekzekutuar Bledar Muça, pronari i lokalit ‘Pedonale’. Nga të shtënat është plagosur edhe shoqëruesi i tij si dhe tre persona të tjerë.

Policia e Lushnjes ka rrethuar qendrën e qytetit, aty ku ka ndodhur vrasja.

Bledar Muça është pronar i një lokali të quajtur “Pedonale” pranë qendrës së qytetit. Mësohet se një person tjetër, ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur nga përplasja me armë.



Më të lexuarat