Numri i personave aktive me Covid-19 në vendin tonë arriti brenda një muaji në 5129 pacientë në të gjithë vendin dhe pjesa më e madhe e kapacitetit të Spitalit Covid1 është zënë nga pacientë në gjendje të moderuar e të rëndë.
Mjeku infeksionist-reaumatolog Tritan Kalo i tha Gazetasi.al se mes tyre ka edhe të shtruar në moshën 30-40 vjeç.
Nga ana tjetër ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik në vend kanë deklaruar se varianti Delta është dominues në vend.
Duke nisur nga panorama epidemiologjike që ka vendi ynë përgjatë këtij muaji duhet të dimë nëse se nëse ecim me këto ritme, a do të na rrezikohet strategjia e imunizimit në vend?
Eksperti i shëndetiti publik në IShP, Alban Ylli tha për Gazetasi.al se vaksinimi ekzistues nuk ndalon qarkullimin e virusit, por mbron nga sëmundja e rëndë dhe vdekja.
Me shfaqjen e variantit Delta u kuptua se sasia virale me këtë variant është e njëjtë si tek të vaksinuarit ashtu dhe te të pavaksinuarit e sipas ekspertëve në IShP duhet të intensifikohet procesi i vaksinimit.
Mjeku shqiptar në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor në Londër shpjegon për Gazetasi.al se të vaksinuarit mund të infektohen dhe përhapin infeksionin, por këta e shkarkojnë më shpejt virusin ndërkohë që të pavaksinuarit preken me keq (simptomatologji) dhe e shkarkojne virusin disi më gjatë me kohë.
Duke u bazuar në në të dhënat e grupit të vakaimave në Oksford, Shapo shpjegon se fakti që vaksinat nuk ndaluan përhapjen e Covid-19 nënkuptonte arritjen e pragut për imunitetin e përgjithshëm në popullatë ishte më shumë një ‘mit’.
“Duket se varianti Delta do të infektojë ende njerëzit që janë vaksinuar. Dhe kjo do të thotë që kushdo që është ende i pavaksinuar në një moment do të takojë virusin dhe ne nuk kemi asgjë që [plotësisht] do ta ndalojë atë transmetim.Vaksinimi duhet të vazhdoje me ritme të shpejta tek gjithë grupmoshat dhe një dozë kujtese (booster) do kërkohet së pari për gjithë grupet vulnerabel në vjeshtë dhe për të vaksinuarit në Janar-Shkurt të këtij viti pasi dihet që kujtesa imunitare nuk zgjat pafundesisht,” shpjegon Shapo.
Sipas mjekut është një situatë që do vazhdojë për sa kohe të kuptojmë plotesisht përgjigjen imunitare në rang popullate e grupesh risk, kapjen e niveleve të lartë mbrojtese mes vaksinave (85%) dhe masave të tjera shtesë prevenuese për të ul në minimum fuqinë transmetuese dhe goditese të këtij virusi.