Ironia e Lalit/ Bën spot sensibilizues me paratë tona “Mos shpërdoroni ujin!” Gjysmës së Tiranës s’i vjen uji fare!

Pa Kategori

Publikuar: 21/08/2021

Ironia e Lalit/ Bën spot sensibilizues me paratë tona “Mos shpërdoroni ujin!” Gjysmës së Tiranës s’i vjen uji fare!

Bashkia e Tiranës, ky institucion i drejtuar nga Erion Veliaj aka Lali Leku, njihet më së miri për shpërdorimin e fondeve publike në shuma të mëdha duke mos harruar këtu as institucionin ën varësi të saj, UKT.

Teksa asnjëri prej drejtuesve nuk është vënë nën hetim nga SPAK, Erion Veliaj vazhdon e tallet me qytetarët e Tiranës duke derdhur lekët e taksave tona me spote të pavenda e duke paguar protagonistët artistë që i bëjnë fresk Veliajt.

Kështu në pisk të vapës, ndërkohë që gjysma e Tiranës është pa ujë dhe nuk u rrjedh një pikë nga çezmat, flasim këtu për t’u larë, se për ta pirë s’bëhet fjalë… Lali ka vendosur të harxhojë para nga buxheti i bashkisë, e thënë ndryshe parave që i vjel nga ne, për të bërë një spot sensibilizues të mos shpërdorojmë ujin, ndërkohë që denoncimet e pafundme nga qytetarët e Tiranës kanë “mbytur” redaksinë e JOQ ALBANIA për mungesën e ujit në shtëpi.