Prapaskena

Ekskluzive / Ja emri i gazetarit në dosjen e SPAK, i kërkoi Fatos Tushes t’i mbushte makinën me naftë

Publikuar: 21/08/2021
Në dosjen e SPAK-ut për aferat e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe grupit të tij, përfshihet edhe një gazetar i njohur, i cili i kërkon Tushes t’i mbushë makinën me karburant, me paratë publike.
 

Prapaskena mëson se emri i gazetarit është Ksenofon Ilia, i njohur ndryshe edhe si ‘Foni i Fiksit’.

Foni i telefonon kryebashkiakut të Lushnjes, duke i kujtuar se po ikte me pushime dhe se duhej t’i mbushte makinën me naftë.

Tushe i përgjigjet dhe gjen menjëherë zgjidhje për këtë problem sa banal aq edhe të turpshëm. Kryebashkiaku ngarkon drejtorin e burimeve njerëzore për t’i zgjidhur hallin Fonit.

Rasti konfirmon se Tushe shpërdoronte detyrën në drejtime të ndryshme, por nga ana tjetër tregon pafytyrësinë e disa gazetarëve, të cilët para kamerave qajnë hallet e qytetarëve, në rastin konkret të fermerëve, ndërsa prapa kamerave u vjedhin naftën.

Rasti është tepër i rëndë, ndërsa duket e çuditshme se pse SPAK e ka lënë jashtë hetimeve gazetarin, duke e aneksuar nga hajdutët e tjerë.

PERGJIMETPersoni: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë, mirë?

Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit, mirë,

Personi: Ju pengoj, jeni me pushime besoj,

Fatos Tushe: Jo, jo.

Personi: Unë nesër do iki me pushime…

Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti?

Personi: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj.

Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë.



Më të lexuarat