Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë, këtë fundjavë më datë 22 gusht, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në media. Të shumtë janë dhe gazetarët që kanë sulmuar Bashkinë e Korçës për këngëtarin serb, e madje dhe e kanë cilësuar si “projekt” të Edi Ramës.
Një prej gazetarëve, është dhe Bledian Koka. Ky i fundit në rrjetet sociale është shfaqur kundër pranisë së Goran Bregoviçit në Korçë, madje ka përdorur dhe një fjalor fyes.
Mirëpo, një foto e publikuar sot nga disa media, tregon qartë se gazetari që sot sulmon në media institucionet për ftesën ndaj Bregoviç, vite më parë pozonte i lumtur krah këngëtarit serb. Në foto, Bledian Koka shihet duke qeshur dhe i përqafuar me Goran Bregoviç.
