Në orët e para të mëngjesit të së martës tek Spitali Amerikan ka ardhur në jetë një “gjigant”. Bebja që erdhi në jetë në orën 05.19 peshon plot 6.2 kg.
Ai është i dhjeti për prindërit e tij pasi ka edhe nëntë vëllezër dhe motra.
Doktoresha Obstetër-Gjinekologe në Spitalin Amerikan Ana Sula, e cili priti foshnjën, shkruan në një postim: “Një pacient kinder surprise. Të paktën ia vlen të shohësh sesi vjen në jetë një gjigant.”