Ishte duke kaluar rrugën, furgoni përplas 6-vjeçarin në Shëngjin, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Pa Kategori

Publikuar: 18/08/2021

Ishte duke kaluar rrugën, furgoni përplas 6-vjeçarin në Shëngjin, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Shëngjinit, ku bëhet me dije se një makinë ka përplasur një fëmijë 6-vjeç.

Burime bëjën me dije se fëmija ka qenë i shoqëruar nga prindërit e tij, dhe u është shkëputur në momentin që po kalonin rrugën, duke u përplasur më pas nga një furgon.

Sipas informacioneve parparake bëhet me dije se fëmija është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që është bërë shoqërimi i drejtuesit të furgonit.

Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.