Prapaskena

Yuri Kim takim urgjent me ministren Xhaçka, ç’po diskutohet për afganët?!

Publikuar: 17/08/2021

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka po zhvillon një takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila sqaron se në fokus të takimit është ardhja e shtetasve afganë në Shqipëri, një pjesë e të cilëve pritet të mbërrijë sot. Pas takimit mund të ketë një deklaratë për mediat nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja amerikane.

Ndërkaq burimet bëjnë të ditur se në Afganistan ka mbetur e bllokuar edhe një shqiptare, e cila prej vitesh punon me organizatat e huaja. Amerikanët po kujdesen që vajza të kthehet në Shqipëri, por ende nuk dihet nëse ajo do të jetë në avionin që do sjellë sot afganët e parë.



Më të lexuarat