Prapaskena

Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim/ Nis rënia e temperaturave, ja kur priten reshje shiu

Publikuar: 16/08/2021

Java që sapo ka nisur, parashikohet të jetë me mot kryesisht të kthjellët, por gradualisht temperaturat në vlerat e mesditës do të bien. Sherbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë dita e Hënë dhe ajo e Martë parshikohen me mot të kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave hera-herës deri dhe të dendura. Në zonën e veriut (kryesisht zonën e Alpeve dhe verilindje) do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Reshje shiu të dobta dhe të izoluara parashikohen edhe në relievet e tjera malore të vedit.

Java mbyllet me ditën e Enjte dhe atë të Premte me mot të kthjellët si dhe vranësirat e pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe ato malore të vendit./Gazeta SHQIP



Më të lexuarat