Prapaskena

Një shqiptare ende në Afganistan, nis operacioni për të shpëtuar Anën

Publikuar: 16/08/2021

Një vajzë nga Tirana e cila punon në një organizatë ndërkombëtare ndodhet në Afganistan.

Raportohet se vajza ka mbetur e bllokuar në Kabul në pamundësi për të lëvizur, ndërsa mësohet se ka nisur një operacion në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit për ta përcjellë drejt Shqipërisë vajzën.

Ministria e jashtme është duke bashkërbiseduar me burimet diplomatike amerikane për të zhvendosur nga Kabuli, Anën, vajzën nga Shqipëria e vetmja shqiptare që ndodhet në Afganistan.

Ndërkohë talebanët kanë marrë pushtetin kanë nisur të vendosin postblloqe në rrugë dhe të marrin kontrollin e institucioneve.



Më të lexuarat