Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i ka bërë thirrje pasardhësit të tij, Joe Biden që të japë dorëheqjen me turp. Thirrja e fortë e Donald Trump vjen pas marrjes në dorë të Afganistanit nga telebanët.
“Është koha që Joe Biden të japë dorëheqjen me turp për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit. Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare. Do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane”, tha Trump në një deklaratë.
Trump më tej është shprehur se ky zhvillim do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane.