Prapaskena

Detajet ekskluzive/ Autorët terrorizuan rojen, e lidhën dhe vendosën tritolin! Si u tentua të hidhej në erë biznesi në Durrës

Publikuar: 16/08/2021

‘Prapaskena’ zbardh detaje ekskluzive nga ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Durrësit, ku iu vendos tritol një biznesi.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për ‘Prapaskena’ se autorët e ngjarjes kanë terrorizuar rojen e biznesit, pasi e kanë lidhur dhe më pas kanë vendosur tritolin në biznes, në sy të tij.

Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer dhe forcat xheniere kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë shpërthim të kontrolluar.

Gjithashtu, ‘Prapaskena’ mëson se biznesi i ndërtimit që është tentuar të hidhet në erë është në pronësi të një shtetasi të huaj.



Më të lexuarat