Prapaskena

Dështon sulmi me tritol në Durrës, biznesmeni i ndërtimit “shpëton paq”, forcat xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar

Publikuar: 16/08/2021

Një sulm me tritol ndaj një biznesmeni në fushën e ndërtimit në Durrës, fatmirësisht ka dështuar, Policisë, persona të paidentifikuar deri tani kanë hyrë në biznesin në pronësi të shtetasit me iniciale M.L dhe kanë vendosur një sasi tritoli.

Lënda plasëse nuk ka shpërthyer dhe forcat xheniere kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.

Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Më të lexuarat