I vaksinuar plotësisht kundër Covid-it, i moshuari preket nga virusi dhe humb jetën

Pa Kategori

Publikuar: 15/08/2021

I vaksinuar plotësisht kundër Covid-it, i moshuari preket nga virusi dhe humb jetën

Një person që ishte vaksinuar me të dyja dozat kundër Covid-19, ka humbur jetën në Greqi.

Ky është rasti i parë në vendin fqinj që një person që ka marrë të dy dozat pasi është infektuar, humb jetën nga virusi. Mediat greke bëjnë me dije se jetën e ka humbur një 70-vjeçar nga Selaniku, i cili ishte vaksinuar me vaksinën Pfizer, por që më pas ishte infektua me koronavirus dhe po trajtohej për pneumoni të rëndë.

Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Spitalit Papanikolaou, Nikos Kapravelos. Ai tha se edhe personat që janë vaksinuar duhet të tregojnë kujdes që të mos infektohen. Ndër të tjera ai tha se vaksina është “arma” e vetme kundër koronaviruist.