Prapaskena

Bie dhe “kështjella e fundit”, Talibanët marrin kontrollin e Afganistanit, hyjnë në Kabul

Publikuar: 15/08/2021

Talibanët kanë arritur të hyjnë në periferi të Kabulit ditën e sotme, i vetmi qytet që ishte akoma në duart e qeverisë afgane.

Mediat e huaja shkruajnë se militantët po hyjnë në Kabul nga të gjitha anët. BBC raporton se Talibanët po marrin edhe Kabulin, pasi kanë arritur të futen nga të gjitha anët në kryeqytet.

Talibanët kanë urdhëruar që të mos përdoret shumë dhunë dhe të lejohet të largohet kushdo që ka dëshirë, teksa ka kërkuar që të gjitha gratë të dërgohen në zona e mbrojtura.

Më herët SHBA filloi evakuimin e anëtarëve të saj që ndodheshin në ambasadën e SHBA në Kabul.

Sjellim në vëmendje që Kabuli ishte qyteti i fundit në duart e qeverisë, pasi kryengritësit talebanë pushtuan dje Jalalabad-in, qytetin kyç në Lindje të vendit.



Më të lexuarat